POZICION PUNE: Zhvillues Python
Përgjegjësitë e Pozicionit të Punës
- Zhvillon aplikacionet duke perdorur gjuhën e programimit Python.
- Vendos aplikacionet në punë dhe ofron mbështetje pas vendosjes, nëse është e nevojshme
- Dizenjon, zhvillon dhe përmirëson aplikacione të reja ose ato ekzistuese.
- Përmbush objektivat e vendosura nga drejtuesi përkatës
- Informon dhe raporton tek eprorët për cdo situatë të nevojshme.
Kualifikimit:
- Diplomë Universitare Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Informatike ose fusha të ngjashme
- Eksperienca të mëparshme përbëjne avantazh (2+)
- Njohuri shumë të mira në Python, PostgreSQL, Code Repository Git.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe punë në grup.
Pse duhet të punoni në Commprog?
- Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut.
- Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për cdo punonjes sipas roleve përkatëse.
- Përfshirje në projekte me impakt transformues.
- Ambjent miqësor ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
- Shpërblime sipas përfshirjes në projekte.
- Vlerësohet sensi i iniciatives dhe propozimet e reja.
- Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar mbi rezultatet individuale.