KURSET E OFRUARA
Zhvillues dhe Implementues i Sistemit IMPRO ERP
Ky kurs synon që të përfshijë njohjen me produktin e markuar IMPRO, nëpërmjet prezantimit të moduleve bazë, njohjen me gjuhën e programimit në Python, klasat, funksionet me Object-Oriented programming. Moduli Python nis nga konceptet bazë dhe është i përshtatshëm edhe për ata qe nuk kanë njohuri paraprake me këtë sintaksë. Trajnimi vijon më tej me modulin e programimit Front End me aftësimin në HTML, CSS dhe Javasript dhe me fokus gjithashtu në React.
Frekuenca e trajnimeve : 2 herë në javë
Kohëzgjatja e kursit: 6 muaj
Zhvillimi : në ambjentet e CommProg
Analist Biznesi dhe Trajnues i Sistemit IMPRO ERP
Ky kurs synon që çdo kursant të njohë ciklet e kalimit të një projekti, metodologjitë e menaxhimit të një projekti dhe prezantimi me platformen SW të markuar IMPRO ERP. Kursantët gjithashtu kuptojnë tipologjitë e kërkesave që vijnë nga klienti duke u aftësuar për të kryer kategorizimin, prioritizimin dhe vlerësimin e tyre.
Frekuenca e trajnimeve : 2 herë në javë
Kohëzgjatja e kursit: 5.5 muaj
Zhvillimi : në ambjentet e CommProgLexo më shumë
Cyber Security
Në këtë kurs trajtohen konceptet themelore lidhur me Sigurinë Kompjuterike. Duke u fokusuar në koncepte mbi rrjetin, sigurinë, serverat, mjetet e skanimit të rrjetit, sistemet e hakimit. Gjatë kursit do të trajtohen tematika dhe koncepte të përgjithshme mbi Ethical Hacker, PenTesting. Kursantët do të trajnohen të sjellin Strategjitë e Sulmeve dhe Mbrojtjes duke përdorur praktikat më të mira të mbrojtjes që mund t’i ofrojë një përdoruesi.
Frekuenca e trajnimeve : 2 herë në javë
Kohëzgjatja e kursit: 4.5 muaj
Zhvillimi : në ambjentet e CommProg
ÇFARË PËRFITON NGA KY KURS:
- Financim 50% të vlerës së kursit, ndërsa për punëkërkuesit e papunë financim 100% i vlerës së kursit.
- Aftësi teknike në fushat TIK më të kërkuara të momentit.
- Çdo kurs ka programim e trajnimit specifik i cili i përshtatet pozicionit për të cilin çertifikohen kandidatët në përfundim të kursit.
- Zhvillim kursesh me instruktorë profesionistë dhe metodologjitë më të fundit.
- Ambjente komode dhe të dedikuara me infrastrukturën e nevojshme.
- Mundësi punësimi si dhe këshillime karriere.
- Pajisje me çertifikate të njohur në nivel kombëtar.
BËHU PJESË E PROGRAMIT
Për të marrë pjesë në kurset tona ju duhet:
- Të kryeni aplikimin në shërbimin e dedikuar në e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15126
- Të plotësoni formën e aplikimit.
- Të dedikoheni dhe frekuentoni kurset rregullisht.
HAPAT E APLIKIMIT
http://192.168.2.121:8069/web/content/
*Për më shumë mbi Aplikim për kursin e formimit profesional me mbështetje financiare, referojuni VKM VKM nr. 646, datë 05/10/2022 "Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas proçedurave të konkurrimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private."