Zgjidhjet Softuerike

 Arkiva Digjitale





  • Ndërtimi dhe Menaxhimi i Arkivave digjitale 
  • Skanim, kërkim, menaxhim të të dhënave dhe dokumenteve
  • Mundësia e ruajtjes së dokumentave të tipeve të ndryshme duke përfshirë dokumente shkresore, rregjistra, kartela, etj.
  • Mundësia e regjistrimit të metadatave përshkruese, teknike, dhe metadatat e administrimit. Metadat teknike dhe metadatat e administrimit janë të gjenerueshme në mënyrë automatike nga sistemi.

  • Sistemi mundëson indeksimin në nivel dokumenti në varesi të fushave përshkruese të cilat plotësohen nga përdoruesit dhe mundësojnë kërkim të shpejtë.

  • Sistemi ofron ndërfaqe komunikuese për pajisjet e skanimit dhe ngarkimin e skedarëve të skanuar/digjitalizuar në sistem.

  • Sistemi mundëson printimin e rezultateve të kërkimit në të gjitha format e shfaqjes së tij.

  • Sistemi mundeson integrimin me MS Office, Microsoft 365, MS Outlook.

  • Sistemi mundëson integrimin me mjete efikase për skanimin antivirus të dokumentave që hyjnë në sistem, me qëllim mbrojtjen e vazhdueshme nga sulmet kibernetike.


IMPRO Mikrofinancë


Paketa IMPRO MIKROFINANCË  është një sistem për menaxhimin e aktivitetit operacional dhe financiar të një Institucioni Mikrofinanciar  ose Shoqërie Kursim Krediti. Ky sistem lehtëson manaxhimin e klientëve/anëtarëve, portofolit të kredieve e depozitave, transaksioneve përkatëse dhe riskut në kohë reale, në një databazë të qendërzuar. Nëpërmjet proçeseve dhe formave të gatshme, Paketa mundëson hapjen e një llogarie rrjedhëse dhe një kontrate kredie në më pak se 3 minuta. IMPRO mundëson konfigurimin e një tërësi produktesh dhe ofertash kredie, për t’iu përgjigjur kërkesave specifike të klientëve, ndërkohë që ofron mekanizma ndihmëse për një portofol sa më rentabël. Sistemi është  i aksesueshëm nëpërmjet web-it, kudo dhe kurdo.

Sistemi mundëson: 

  • Menaxhim të plotë të ciklit të kredive dhe depozitave dhe kontabilizim automatik të veprimeve.
  • Formate të printueshëm të kontratave, kalendarit, mandateve etj.
  • regjistrim dhe ruajtje e informacionit në nivel degësh dhe gjenerim i raporteve në nivel dege dhe të konsoliduara.
  • Raporte standarte zyrtare për raportim sipas rregullave tek ASD dhe Bankës së Raportimit përmes raporteve të eksportueshëm në csv nga Sistemi IMPRO dhe uploadimi tek sistemi i ASD-së, ka marrë konfirmimin e licensimit e shkk-ve për përdorimin e sistemit IMPRO për raportim.
  • Raporte standarte për menaxhimin e aktivitetit të brendshëm, menaxhimin financiar dhe vendimarrjen.
  • Bashkëngjitje e dokumentave në cdo ambjent pune.
  • Ruajtja e historikut të të dhënave të viteve të ndryshme ushtrimore në një databazë të dhënash, duke mundësuar fleksibilitet dhe lehtësi në aksesueshmërinë e të dhënave ndër vite.

Modulet kryesore të sistemit përfshijnë:

  • Moduli i Klientit
  • Moduli i Kredisë
  • Moduli i Depozitës
  • Moduli i Arka/Banka
  • Moduli i Veprimeve automatike
  • Moduli i Raporteve
  • Moduli i Kontabilitetit
  • Moduli i Magazinës
  • Moduli i Collection
  • Moduli i Recovery
  • Moduli i Konfigurimeve
  • Moduli i Burimeve Njerëzore
  • Moduli i menaxhimit AMSH
Modulet janë të integruara me njëra-tjetrën dhe të organizuara në menu përbërëse sipas funksioneve dhe natyrave të veprimeve.

IMPRO Burime Njerëzore


PAKETA IMPRO BNJ është zgjidhja Software, në gjendje të akomodojë kombinimin dhe integrimin e aktiviteteve standarde të Burimeve Njerëzore në një sistem të vetëm. Ky modul mundëson administrimin në një platformë të vetme, të gjithë proceseve të punës, informacionin dhe punonjësit e një organizatë. IMPRO ERP përshtatet plotesisht sipas kërkesave të organizatës, duke thjeshtëzuar operacionet në lidhje me menaxhimin e stafit, duke ndihmuar në mënyrë indirekte në objektivin strategjik për të rekrutuar dhe zhvilluar stafin.
Moduli i Burimeve Njerëzore do të thjeshtojë dukshëm mënyrën aktuale të punës, duke  mundësuar plotësimin e të dhënave specifike te punonjësve, ndërkohë që përpunimin e saktë të tyre dhe gjenerimin e informacionit të përllogaritur do ta mundësojë vetë programi, përkatësisht:

  • Ndërtimi i një sistemi të vetëm të integruar për menaxhimin e të gjitha proçeseve të Burimeve Njerëzore.
  • Llogaritjen automatike të listëpagesave në varësi të kontratës për çdo punonjës. Menaxhimi i kontratës së punës.
  • Administrim të qendërzuar të kartelave të punonjësve.
  • Përllogaritje të lejeve, në përputhje me Kodin e Punës, Politikave të Brendshme të organizatës dhe reflektimi i tyre në listëpagesë.
  • Automatizim të strukturës dhe rregullave të pagës si: shtesa, ndalesa, sigurime shoqërore, shëndetsore, bonuse etj.
  • Menaxhim i proçesit të rekrutimit, integrohet edhe me faqen zyrtare të kompanisë për publikimin e vendeve vakante.
  • Menaxhimi i kartelës së cdo punonjësi dhe strukturës organizative.
  • Vlerësimi performancës dhe historiku i masave disiplinore.
  • Gjurmimi i prezenës së punonjësve, integrimi me sistemin Access Control.
  • Planifikimi i prezencës sipas turneve.
  • Administrimi dhe kontrolli i shpenzimeve operative për çdo punonjës.
  • Trajnim dhe zhvillim i aftësive të punonjësve.
  • Llogaritja e listëpagesës sipas turneve në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe kontabilizimi automatik.
  • Bashkangjitje dokumentash në çdo ambjent pune.
  • Mundëson kalime nëpër ambjente të ndryshme nëpërmjet link.
  • Mundëson eksportimin në Excel, në çdo ambjent pune.
  • Vetëshërbim nga çdo punonjës.

Modulet e Paketës së Burimeve Njerëzore:

  • Moduli i Punonjësve
  • Mouli i Pagave
  • Moduli i Lejeve
  • Moduli i Listëprezencës
  • Moduli i Vlerësimeve
  • Moduli i Rekrutimit
  • Moduli i Trajnimeve
  • Moduli Dashboard i Burimeve Njerëzore

Modulet janë të integruara me njëra-tjetrën dhe të organizuara në menu përbërëse sipas funksioneve dhe natyrave të veprimeve.

ZHVILLIM DHE IMPLEMENTIM I PLATFORMAVE SOFTWARE


Punojmë ngushtësisht me klientët tanë gjatë gjithë ciklit të zhvillimit software, nga studimi i fizibilitetit, analiza dhe dizajni i sistemit, zhvillimi, implementimi, trajnimi deri te mirëmbajtja e platformës. 

Garantojmë se shërbimet tona përgjatë gjthë ciklit software, i përshtaten planit të biznesit, qëllimit, buxhetit të klientit dhe përmbushin pritshmëritë e tyre.
Faktorët e mëposhtëm i mundësojnë Communication Progress të ofrojë me kompetencë një portofol të pasur shërbimesh dhe zgjidhjesh:

  • Kompetenca të nivelit (Silver&Gold ) në Zhvillim Software
  • Partneritet me Vendorët më të njohur teknologjikë si Microsoft, Hyland, Odoo
  • Njohuri të thella të Platformave të organizatave OpenSource si si një zgjidhje gjithëpërfshirëse ERP
  • Metodologji Zhvillimi e Shpejte (Agile) dhe Efektive
  • Kontrolli i cilësisë në çdo hap të zhvillimit
  • Testime  dhe trajnime  të dedikuara mbi platformat
  • Qasje e vazhdueshme drejt qëndrueshmërisë dhe Inovacionit

Zgjidhje lehtësisht të përshtatshme për çdo nivel

Communication Progress disponon produktet, partnerët, njerëzit dhe performancën e provuar për t'ju ndihmuar të automatizoni proceset  tuaja , në kohën e duhur dhe sipas buxhetit tuaj. Zgjidhjet tona mundësojne integrimin e proceseve  të punës, informacionit dhe të dhënave, në një sistem të unifikuar software, i aftë të menaxhojë çdo tipologji biznesi. 

Zgjidhjet tona software janë  pershtatur në gjuhën shqipe, si dhe suportojnë nje mori gjuhesh sipas konfigurimeve 

Integrohen lehtësisht me direktorinë aktive, nga ku përdoruesit mund të identifikohen me të njejtin fjalëkalim që ata identifikohen në kompjuterat e tyre.

 Integrohen lehtësisht dhe me siguri të lartë me sisteme të treta

Kanë te integruar modulin e bisedes se brendshme, ku përdoruesit mund të komunikojne me njeri-tjetrin.

Kanë te inkorporuar nje modul Business Intelligence që lejon gjenerimin e raporteve ad hoc, në formate të ndryshme sipas nevojave te subjektit mbi të gjitha të dhënat e hedhura në sistem. Këto raporte pasqyrohen në formë dashboardesh të personalizuara duke dhënë mundësinë e monitorimit dhe vlerësimit dhe analizës së situates në çdo sektor, në kohë reale.