Communication Progress është në kërkim të vazhdueshëm për profesionistë të motivuar dhe të talentuar që shkëlqejnë në fushat e tyre të ekspertizës. Prej më shumë se 25 vitesh eksperiencë Communication Progress sh.p.k udhëheq tregun shqiptar duke ofruar ekspertizë në zhvillimin, përshtatjen dhe integrimin e sistemeve ICT, nëpërmjet teknologjive innovative.
Sukseset e kompanisë lidhen ngushtësisht me punën e palodhur të një ekipi fantastik prej 70+ profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh që kujdesen të ofrojnë zgjidhjet më efikase.
Pse duhet të punoni me ne?
- Ofrojmë paga konkuruese, referuar standardeve më të larta të tregut.
- Plan trajnimesh dhe certifikimesh për çdo punonjës sipas roleve përkatëse.
- Përfshirje në projekte me impakt transformues.
- Ambjent miqësor ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit
- Respektohen të drejtat e punëmarrësve në përputhje me Kodin e Punës.
- Shpërblime sipas përfshirjes në projekte.
-
Plan orientimi për punonjësit e rinj.
- Vlerësohet sensi i iniciativës dhe propozimet e reja.
- Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar mbi rezultatet individuale.
Përgjegjësitë e punonjësit
- Merr përgjegjësi, ndjek dhe zbaton detyrat sipas rolit të punës.
- Përmbush objektivat e vendosura nga menaxheri përkatës dhe bën përpjekjet më të mira
- Ruan etikën dhe krijon raporte miqësore me kolegët dhe klientët
- Respekton vendin e punës.
- Ruan konfidencialitetin e informacionit specifik.
- Mbron imazhin e kompanisë dhe jep kontribut në.
- Raporton dhe informon eprorin apo koleget për çdo situatë sipas rastit.
Të preferueshme
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Energjia pozitive dhe motivimi i ekipit.
- Aftësi organizative dhe prezantuese.
- Gjenerim i ideve të reja.
- Pjesëmarrje dhe përfshirje në aktivitete sportive, organizime team building, evente etj.