POZICION PUNE: ZHVILLUES JAVA

Ne jemi në kërkim të një Zhvillues Java, i/e cili/a do të studiojë në detaje strukturën e kompanisë, të identifikojë problemet dhe të gjejë mënyra për t'i zgjidhur ato me sukses.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të ketë eksperiencë të provuar në zhvillimin e aplikacioneve duke përdorur teknologjitë Java.
  • Njohuri dhe pervojë në deployimin dhe menaxhimin e aplikacioneve në Kubernetes Clusters.
  • Të ketë njohuri të thella në Spring Boot, Spring Cloud, Everest Spring për ndërtimin e aplikacioneve moderne.
  • Përvojë në dizajnimin dhe zhvillimin e arkitekturës së mikroservisave.
  • Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar të zhvillimit të software-it.
  • Automatizimi i integrimit dhe deploy-it me Jenkins, GitHub Actions, ArgoCD.
  • Përvojë në ndërtimin dhe integrimin e RESTful API-ve.
  • Eksperiencë me mjete si ELK Stack (Elasticsearch, Logstash, Kibana).

Kualifikimet  :

  • Të ketë përfunduar studimet për Informatikë/Shkenca Kompjuterike ose degë të tjera të ngjashme.
  • Eksperiencë e ngjashme me ketë pozicion pune.
  • Të ketë njohuri të mira mbi teknologjitë Java.


Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?

  • 📈 Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut.
  • 👨‍💻 Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për çdo punonjës sipas roleve përkatëse.
  • 📌 Përfshirje në projekte me impakt transformues.
  • 💵 Shpërblime sipas përfshirjes në projekte.
  • ✨ Vlerësohet sensi i iniciativës dhe propozimet e reja.
  • 👏 Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar në rezultatet individuale.