Ne jemi në kërkim të një Zhvilluesi Frontend, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e portaleve web.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Të zhvillojë portale web dhe të sigurohet që të përmbushen kërkesat funksionale për aplikacionet.
  • Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar për kalimin e zhvillimeve.
  • Të ndjekë, së bashku me analistin, testimet dhe problematikat, duke u siguruar që ato të jenë të optimizuara.
  • Të përdorë metodologjitë agile dhe repozitorin Git për të siguruar që zhvillimi të jetë efikas dhe i koordinuar.
  • Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar të zhvillimit të software-it.
  • Të sigurohet që aplikacionet të përshtaten në mënyrë optimale për pajisje të ndryshme (desktop, tablet, celular).
  • Të krijojë dhe të përditësojë dokumentacionin teknik për kodin, duke përshkruar funksionalitetet e aplikacionit dhe për të mbështetur zhvilluesit.


Kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar studimet për Informatikë/Shkenca Kompjuterike ose degë të tjera të ngjashme.
  • Pjesë e rëndësishme është përvoja mbi 2 vite si Zhvillues Frontend.
  • Të ketë njohuri të mira mbi teknologjitë HTML, CSS, JavaScript, React.


Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?


  • 📈 Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut.
  • 👨‍💻 Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për çdo punonjës sipas roleve përkatëse.
  • 📌 Përfshirje në projekte me impakt transformues.
  • 💵 Shpërblime sipas përfshirjes në projekte.
  • ✨ Vlerësohet sensi i iniciativës dhe propozimet e reja.
  • 👏 Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar në rezultatet individuale.