Communication Progress sh.p.k është themeluar në vitin 1998 nga inxhinierë shqiptarë, dhe sjell mbi 25 vjet përvojë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). E pozicionuar si një ofrues zgjidhjesh TIK, Communication Progress synon të mundësojë akses në zgjidhjet më të avancuara teknologjike, bazuar në dy parime themelore, cilësinë dhe inovacionin. Aktualisht, kompania punëson mbi 70 profesionistë të talentuar dhe ka adoptuar një qasje efektive dhe te besueshme të administrimit të organizatës. Njerëzit tanë dhe portofoli i pasur i shërbimeve dhe kompetencave na japin mundësinë për t'u ofruar zgjidhje bizneseve dhe organizatave të çdo lloji dhe madhësie.
Pozicioni i Punës: Specialist për Sistemet e Komunikimit(Centrale Telefonike)
Departamenti: Infrastrukturë(Njësia Communication)
Adresa: Rruga"Stanislav Zuber", Tiranë
Përshkrimi i pozicionit:
Specialisti për Sistemet e Komunikimit (Centrale Telefonike) do të na ndihmojë në përmirësimin, mirëmbajtjen dhe dizenjimin e sistemeve të telefonisë dhe platformave të komunikimit.Ky rol do të jetë përgjegjës për projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve të komunikimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Dizenjimi dhe konfigurimi i sistemeve të telefonisë (analog/digital/VoIP) dhe platformave të komunikimit
- Konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve fundore të sistemeve të komunikimit, si telefona apo softphone
- Ofrimi i ndihmës teknike on-site dhe trajnimit për përdoruesit
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera të IT-së për të siguruar integrimin e rrjetit me aplikacionet dhe shërbimet e tjera
- Përmbushja e objektivave të vendosura nga drejtuesi përkatës
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Sisteme Informacioni, Inxhinieri Informatike / Telekomunikacioni / Elektronike ose disiplina të ngjashme
- Eksperiencë me sisteme telefonie dhe sisteme komunikimi nga Grandstream, 3CX, Alcatel–Lucent përbën avantazh
- Përvojë në analizimin e rrjeteve dhe pajisjeve përkatëse si switches dhe routers
- Njohuri të thelluara mbi centralet telefonike analoge dhe digjitale
- Njohuri të thelluara mbi protokollet SIP dhe VoIP
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve
- Aftësi të shkëlqyera praktike dhe aftësi për të punuar on-site në ambientet e klientit
- Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?
📈 Pagë konkurruese, e referuar sipas standardeve më të larta të tregut
👨💻 Plan trajnimesh dhe certifikimesh për çdo punonjës sipas roleve përkatëse
📌 Përfshirje në projekte me impakt transformues
👥 Ambient miqësor ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit
💵 Shpërblime sipas përfshirjes në projekte
✨ Vlerësohet sensi i iniciativës dhe propozimet e reja
👏 Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar mbi rezultatet individuale
Mënyra e aplikimit:
Dërgoni aplikimin tuaj duke specifikuar në subject pozicionin e punës dhe duke bashkëngjitur CV, në adresën: rekrutime@commprog.com
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 124 / 2024 të vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Afati për aplikim: 28.02.2026