Përse të marrësh pjesë në Kurset Tona?
Instruktorët
Communication Progress do të rishikojë në menyrë të rregullt ecurinë dhe detyrat e realizuara nga kursantët për tu siguruar që ata të jenë të angazhuar në përmbushjen e objektivave të kursit. Instruktorët tanë kanë kualifikimin dhe ekspertizën e duhur, eksperiencë në proceset e biznesit dhe analizat e sistemeve apo zhvillimin e produkteve software dhe sektorit cyber security, si dhe një qasje gjithëpërfshirëse për të gjitha kategoritë e kursantëve, duke respektuar principet dhe politikat më të mira për trajtimin, trajnimin dhe vlerësimin e drejtë të kursantëve.
Përse Cyber Security
Të qënit një avokat i karrierës së sigurisë kibernetike ju bën të pozicionuar mirë për t'i ndërgjegjësuar njerëzit për gamën e gjerë të roleve në fushën e sigurisë kibernetike. Siguria kibernetike është gjithashtu një karrierë shumë e mirë për të ndihmuar në promovimin e punësimit në TIK për gratë/vajzat.
“Punësimi në zhvillim i mundësuar nga TIK, veçanërisht mundësitë e Sigurisë Kibernetike kanë rëndësi sepse vendet në mbarë botën po kërkojnë të krijojnë më shumë vende pune të mira, të cilat kanë implikime pozitive ekonomike dhe sociale për punëtorët dhe shoqërinë.”
Çfare përfitojnë kursantët:
- Mësojnë dhe aplikojnë praktika të vlefshme sigurie.
- Kursantët do t ë trajnohen të sjellin Strategjitë e Sulmeve dhe Mbrojtjes duke përdorur praktikat më të mira të mbrojtjes që mund t’i ofrojë një përdoruesi.
- Në përfundim kursanti do të jetë i aftë të praktikojë profesionalisht mënyrat më të mira për të ofruar sigurinë online.
- Më shumë konektivitet.
- Aftësi më të globalizuara.
- Për kursantët më të mirë do të ofrohen mundësi punësimi si dhe këshillime karriere.
- Në përfundim të kursit do të pajisen me çertifikatë të njohur në nivel kombëtar.
Përse Analist Sistemesh
Përgjatë dhe në përfundim të kursit, kursantët do të marrin njohuri në zhvillimin e sistemeve të informacionit, principet testuese, metodologjitë e projekteve dhe praktika të ngjashme.
Çfarë përfitojnë kursantët?
- Do të mësojnë si përcaktohen objektivat operacionale nëpërmjet studimit të funksioneve të biznesit.
- Do të dijnë të vlerësojnë kërkesat për implementim sipas formateve të përcaktuara.
- Do të marrin njohuri mbi përmirësimet e sistemeve nëpërmjet studimit të praktikave ekzistuese apo dizenjimit të funksioneve të reja.
- Do të jenë të aftë të rekomandojnë mbi kontrollet, apo problematikat sipas shkrimit të proçedurave të përmirësimit.
- Do të jenë të aftë të bëhen pjesë në përcaktimin e kërkesave dhe nevojave të projektit, fazave dhe elementëve të tij, formimit të grupeve të projektit dhe planifikimet kohore.
- Do të mësojnë të përgatisin raportet teknike nëpërmjet mbledhjes, analizimit të rasteve specifike dhe zgjidhjeve optimale.
- Në përfundim të kursit do të pajisen me çertifikatë të njohur në nivel kombëtar.
- Për kursantët më të mirë do të ofrohen mundësi punësimi si dhe këshillime karriere.
Përse Zhvillues Software
Përgjatë dhe në përfundim të kursit, kursantët do të marrin njohuri në zhvillimin e sistemeve të informacionit, gjuhët dhe teknikat më bashkëkohore të programimit.
Çfarë përfitojnë kursantët?
- Do të mësojnë sesi një zhvillues përcakton, zbaton dhe mirëmban zgjidhjet teknike.
- Do të mësojnë sesi një zhvillues harton, zbaton dhe teston përshtatjet dhe zgjerimet e produkteve software.
- Do të jenë të aftë të punojnë me grupin e zhvillimit dhe drejtuesin e grupit për zhvillimin e kërkesave të dizajnit në mënyrë që të jenë korrekte dhe në përputhje me nevojat e klientëve.
- Do të marrin bazat e përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe guidës se përdoruesit për zgjidhjet e zhvillimit.
- Do të mund të ofrojnë suport teknik për korrigjimin e defekteve të identifikuara.
- Do të jenë të aftë që në mënyrë aktive të kërkojnë dhe ruajnë njohuri mbi tendencat e fundit mbi zhvillimin dhe teknologjinë.
- Në përfundim të kursit do të pajisen me çertifikatë të njohur në nivel kombëtar.
- Për kursantët më të mirë do të ofrohen mundësi punësimi si dhe këshillime karriere.
Ambientet Tona
Kompania operon në një mjedis prej mbi 600 m2, në një zonë lehtësisht të aksesueshme të Tiranës, ku ofrohen kushtet më të mira përmes:
-
Ambienteve të dedikuara për zhvillimin e kurseve
- Staf miqësor dhe të kualifikuar
- Mjediseve të përshtatura me ndricim, ajrosje, dhe kushtet e përshtatshme
- Infrastrukturë të ngritur laboratorike ku mund të testohen në praktikë programet teorike
- Logjistikës dhe mjeteve të nevojshme për realizimin e praktikës, etj.