Mekanizmat e Vlerësimit

 Çdo kursant do të monitorohet në mënyrë periodike rreth njohurive që ka përfituar përgjatë leksioneve që kanë ndjekur, për të kuptuar nësë ka arritur të përvetësojnë temat që janë trajtuar. Vlerësimi do të kryhet nga mentori përkatës nëpërmjet testeve, provimeve, ushtrimeve praktike dhe projekte individuale. Për të detajuar proçesin e vlerësimit do të trajtohen:

  • Testime paraprake çdo kursant do të testohet për njohuritë e përgjithshme të kursantëve, teste teknike apo teste me karakter social. Këto lloje testesh zhvillohen në fillim të nisjes së programit për të kuptuar ecurinë dhe progresin individual të secilit prej tyre.
  • Teste dhe ushtrime praktike rreth tematikave që do të trajtohen, përgjatë sesioneve. Nga njëra anë këto ushtrime zhvillohen për të vlerësuar angazhimin e kursantëve në detyra praktike. Nga ana tjetër për të vlerësuar kuptueshmërinë e leksioneve.
  • Punë në grup do të kryhen ushtrime dhe teste në grup për të kuptuar bashkëpunimin me secilin prej tyre. Realizimi i këtyre sesioneve do të jetë i fokusuar për të vlerësuar përshtatjen dhe integrimin në grup.
  • Projekt individual kursantët do të kryejnë paralelisht leksionet dhe zhvillimin e projektit individual për të kuptuar aftësitë e përfituara nga secili prej tyre, në mënyrë që të kryhet vlerësimi përfundimtar.
  • Prezantimet realizohen për të vlerësuar nëse kursantët kanë kuptuar leksionet.
  • Tabela e pikëve për çdo kursant : do të vendoset një tabelë vlerësimi e cila do të jentë sipas formatit bashkëngjitur.

Monitorimi i kursanteve- të dyja palët mentorët dhe praktikantët do të realizojnë raportime javore për ecurinë dhe përparimin e tyre. Gjithashtu do të japin përshtypje në lidhje me programin specifik