POZICION PUNE: SPECIALIST PER SISTEMET E KOMUNIKIMIT
Ky eshte nje pozicion pune full-time, on-site Specialist per Sisteme Komunikimi ne Communication Progress. Ky rol do te jete pergjegjes per projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve te komunikimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Dizenjim dhe Konfigurimi i Sistemeve te Telefonise (analog/digital/voip) dhe platformave te komunikimit
- Konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve fundore te sistemeve te komunikimit si telefona apo softphone.
- Ofrimi i ndihmës teknike on-site dhe trajnimit për përdoruesit.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera të IT-së për të siguruar integrimin e rrjetit me aplikacionet dhe shërbimet e tjera.
- Permbush objektivat e vendosura nga drejtuesi perkates.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplome Universitare ne Shkencat Kompjuterike, Sisteme Informacioni, Inxhinieri Informatike/Telekomunikacioni/Elektronike ose ne disiplina te ngjashme Eksperienca me Sisteme Telefonie dhe Sisteme Komunikimi nga Grandstream, 3CX, Alcatel – Lucent perbejne avantazh.
- Te kete pervoje ne analizimin e rrjetave dhe pajisjeve perkatese si Switches, Routers
- Njohuri te thelluara mbi centralet telefonike analoge dhe digital.
- Njohuri te thellura mbi protokollet SIP dhe VoIP.
- Aftesi te shkelqyera analitike dhe te zgjidhjes se problemeve.
- Aftesi te shkelqyera praktike dhe i afte per te punuar ne on-site ne ambjentet e Klientit.
- Te jete i orientuar drejt zgjidhjes se problemeve.
Cfarë vlerësohet?
- Bashkëpunimi – të qënit bashkëpunues me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera të kompanisë.
- Besueshmëria — të qënit i përgjegjshëm dhe i besueshëm në punë
- Efikasiteti – menaxhimi me efikasitet i detyrave dhe kohës