Siguria e rrjetit (Firewall)


Siguria e rrjetit po bëhet çdo ditë e më e rëndësishme. Guri themelor, baza e sigurisë së rrjetit ne çdo organizate/institucion, është Firewall.

Firewall është një pajisje (software apo hardware) sigurie që monitoron dhe filtron trafikun hyrës dhe dalës të rrjetit bazuar në politikat e sigurisë të vendosura më parë nga institucioni/organizata. Firewall-et mund të shihen si portat kufitare që menaxhojnë trafikun. Pra ne thelb, Firewall-i është barriera që qëndron midis një rrjeti të brendshëm privat dhe Internetit, rrjetit publik.

Termi Firewall, vjen nga koncepti i mureve fizike te perdorura si barriera për të ngadalësuar përhapjen e zjarrit derisa shërbimet e urgjencës ta shuanin atë. Lidhur me kete koncept, Firewall-et (muret e zjarrit të sigurisë së rrjetit) perdoren për menaxhimin e trafikut, duke synuar ngadalësimin e përhapjes se kërcënimeve në rrjet.

Firewall-et gjithmone janë dizenjuar me teknika moderne sigurie, (te cilat përdoren në një gamë të gjerë aplikacionesh), ndaj mendimet per sigurine dhe Firewall-in lidhen automatikisht me nje nder prodhuesit me te mirenjohur te tyre, Fortinet Inc,. Kjo sepse Fortinet eshte lider ne treg per sherbimet dhe produktet e sigurise, deklaruar edhe nga raporti i Gartner Magic Quadrant per vitin 2022.

Communication Progress shpk, prej vitesh ka nje bashkepunim te ngushte me Fortinet, duke ofruar keshtu produkte dhe zgjidhje teknike te niveleve me te larta aktuale te sigurise se informacionit.

Informacion me te gjere lidhur me Firewall, (perdorimin, modelet dhe specifikimet teknike) mund te lexoni ne linkun

https://www.fortinet.com/products/next-generation-firewall

Per informacione me te detajuara mbi gamen e produkteve/sherbimeve Fortinet qe ne disponojme,  ju ftojme te na kontaktoni ne adresen tone cp@commprog.com

 


Rendësia e Sigurisë së Informacionit