POZICION PUNE: SPECIALIST/E I/E BURIMEVE NJERËZORE

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një Specialisti/e të Burimeve Njerëzore me aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi. Kandidati ideal duhet të jetë efektiv dhe të menaxhojë në proçesin e rekrutimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të ndjekë dhe zhvillojë proçesin e rekrutimit, të përgatisë pozicionet e reja të punës në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve, të publikojë njoftimet, të organizojë intervistat dhe proçesin e punësimit të punonjësve të rinj;
  • Të organizojë pjesëmarrjen në panaire, konferenca apo të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit.
  • Të luaje rolin e partnerit strategjik për strukturat menaxhuese.
  • Të planifikojë dhe ndjekë nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e proçedurave dhe rregulloreve të kompanisë.
  • Të zhvillojë dhe menaxhojë publikimet në rrjetat sociale për aktivitetet e burimeve njerëzore.

Kualifikimet/ Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Shoqërore, etj.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në fushen e Burimeve Njerëzore.
  • Të ketë aftësi shumë të mira rekrutuese e organizative.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Cfarë vlerësohet?

  • Bashkëpunimi – Krijimi i një filozofie në marrëdhëniet me punonjësit dhe strukturat menaxhuese.
  • Besueshmëria — të qënit i përgjegjshëm dhe i besueshëm në punë
  • Efikasiteti – menaxhimi me efikasitet i detyrave dhe kohës
  • Kujdesi për detajet 


Apliko Tani