POZICION PUNE: SPECIALIST/E I/E ADMINISTRIMIT TË RRJETAVE KOMPJUTERIKE
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Implementimi dhe administrimi i zgjidhjeve të rrjetit.
- Implementimi, mirëmbajtja dhe suporti teknik i sistemeve dhe pajisjeve të rrjetit data, voice apo video.
- Monitorimi i vazhdueshëm i rrjetit, perpilimi i raporteve periodike dhe skemave te rrjetave kompjuterike.
- Bashkëpunimi me stafin e IT për të adresuar dhe zgjidhur problematika të ndryshme.
- Pjesemarrja në trajnime dhe certifikime të prodhuesve teknologjikë me të cilët bashkëpunon kompania
Kualifikimet e nevojshme:
- Bachelor në Informatikë, Shkenca Kompjuterike/Elektronike/Telekomunikacion. Masteri është i preferuar.
- Certifikime profesionale te lidhura me pozicionin
- Aftësi të mira të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve.
Cfarë vlerësohet?
- Bashkëpunimi – të qënit bashkëpunues me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera të kompanisë.
- Besueshmëria — të qënit i përgjegjshëm dhe i besueshëm në punë
- Efikasiteti – menaxhimi me efikasitet i detyrave dhe kohës