Nënkontraktim Software (Outsourcing)


Nënkontraktim SoftwareProfil Communication Progress

(1) Popullsi e mirë-edukuar në matematikë dhe në shkenca, (2) treg pune fleksibël dhe eficent dhe (3) specializimet sipas industrive specifike, konsiderohen pika të forta konkuruese të Shqipërisë dhe kontribuojnë në bërjen e vendit tërheqës si një destinacion për nënkontraktim software.

Në mënyrë të vazhdueshme, kompanitë që punojnë në sektorin TIK shqiptar po specializohen në produkte  dhe segmente tregu specifike, duke dëshmuar kështu një tendencë për më pak, por gjithësesi, shërbime shumë të specializuara në portofolet e tyre.

Tregu TIK në Shqipëri, nga Prespektiva e një Blerësi:

Nenkontraktim Software

Nenkontraktim Software (Outsourcing), Communication Progress, Albania

Avantazhet konkurruese të Communication Progress e kanë bazën dhe vazhdojnë forcohen nga eksperienca e klientelës sonë. Vlera që i japim klientlës ështëë njëkohësisht edhe strategjia jonë për një avantazh konkurrues të qendrueshëm .

Në përpjekjen e tyre te vazhdueshme për (1) reduktim kostosh, (2) fokusim në fushën parësore të veprimtarisë së tyre, (3) shkurtim të kohës së daljes në treg dhe (4) optimizim të TI-së si një funksion ndihmës për aktivitetin e tyre, klientët tanë besojnë tek ne për arsyet e mëposhtme

  • Ekspertizë fituar në zbatim projektesh IT për gati dy dekada.
  • Kornizë e qendrueshme bashkëpunimi dhe metodologji për projektet e nënkontraktuara.
  • Strategji me fokus klientin, dhe vlerë maksimale për të.
  • Sfere e gjerë njohurish që rrjedh nga gama e gjerë e industrive dhe tregjeve që ne mbulojmë.
  • Kapitali ynë human i përbërë nga profesionistë, njohës të gjuhëve të huaja, të trajnuar dhe të motivuar.
  • 100% transparencë falë modeleve fleksibël të komunikimit, mbështetur nga punë të dokumentuara.

Aktualisht, Communication Progess merr pjesë në programin ndërkombëtar “Export Programme”, implementuar nga CBI (Qendra për Promovim të Importeve nga Vendet në Zhvillim), Agjenci e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hollandë (1971). Ndërhyrjet e programit në kompaninë tonë janë: Mentorim për EksporteZhvillim i BrendshëmZhvillim i Burimeve Njerëzore.

Modelet e bashkëpunimitCommunication Progress mbështeten fort tek asetet tona më të rëndësishme stafi dhe klientët tanë. Gjatë punës sonë, kemi qëllim të tërheqim dhe të mbajmë stafe profesioniste dhe entuziastë për punën, të cilët janë të etur për tu përfshirë në projekte të reja dhe të vendosur për të  mbyllur me sukses projektet korrente. Si rrjedhim, skuadrat tona profesioniste kanë vetëm një qëllim: t’i japin vlerë klientëve tanë!

Proaktivë në sjellje, ne jemi të hapur për të negociuar drejt modeleve më të mira të bashkëpunimit me klientët tanë.

ZGJERIM SKUADRE

Në këtë model, klienti nuk shpenzon kohë të vlefshme duke kërkuar për programues me kohë të plotë ose të pjesëshme; në një kohë shumë të shkurtër, ne i caktojmë klientit një skuadër të dedikuar, aftësitë e anëtarëve të të cilit janë në përputhje me kërkesat e tij. Këto skuadra manaxhohen nga liderët e skuadrave, të cilët janë në kontakt direkt me klientin për dorëzime të planifikuar prej tij, në mënyrë që projekti të mbahet në cdo kohë nën kontroll. Zhvilluesit janë të dedikuar plotësisht dhe të integruar në projektet e klientit, dhe skuadrat e punës në zyrat e tij. Ata shpesh punojnë me klientin me metoda zhvillimi Agile ose SCRUM; janë në komunikim të pa-ndërprerë me të (email, IM, Telefon, etj.); dhe paraqesin blloqe kodi dhe raporte cdo ditë.

HUAZIM SKUADRE

Klienti mbështetet tek ne për projekte afat-gjata, produkte të plota, kontrata apo llogari. Në këtë rast, kontrata përfshin më tepër se sa programim: ne mund të demonstrojmë aftësi të vlefshme në analizën e kërkesave, arkitekturën e sistemit, dizajnin e ndërfaqes, optimizimin e bazës së të dhënave, testimin dhe dokumentimin e duhur. Aftësa shumë e mirë në Manaxhim Projektesh është një ndër elementët që klientët tanë vlerësojnë më shumë në këtë model bashkëpunimi.

PROJEKT ME CMIM FIKS

Kur projekti ka një qëllim të mirë-definuar dhe klientët kanë kufizime të forta në buxhet, cmimi fiks është një metodë e përshtatshme për të përfunduar punën. Communication Progress vlerëson punën bazuar në kërkesat e klientit; përllogarit një vlerë të përafërt finaciare për projektin; negocion cmimet orare dhe volumet dhe së fundmi së bashku me klientin, bën një plan i cili mund të përditësohet në mënyrë progresive.