Nenkontraktimi IT

Nenkontraktimi IT, apo delegimi i funksioneve te Teknologjise se Informacionit (IT) po kthehet ne nje dukuri normale ne tregun shqiptar, saje faktit qe bizneset po zgjedhin te nenkontraktojne kompani te specializuara IT, sepse ato i klasifikojne aktivitetet IT si ndihmese per aktivitetin e tyre paresor.

Faktet tregojne se keto kompani jane duke perfituar ndjeshem nga vendimi per te nenkontraktuar funksione jo-paresore per fushen e tyre te aktivitetit, por te nje rendesie kritike, si IT-ja. Vendimi i lejon drejtuesit dhe stafet e ketyre kompanive te fokusohen ne kompetencat thelbesore te biznesit te tyre dhe ne aktivitetet qe prodhojne te ardhurat per ta.

(1) Kostoja, (2) sherbimi dhe (3) teknologjia jane tre nga arsyet kryesore per te cilat keto kompani zgjedhin te nenkontraktojne sherbimet e tyre te IT-se.
Me burimet e pershkallezueshme te kompanise se jashtme IT, jo vetem organizatat e medha, por edhe organizatat e vogla e te mesme mund te permiresojne nivelin e tyre te sherbimeve. Nenkontraktimi i kompanive te specializuara IT mundeson personel te afte, pa ngarkuar shpenzimet e pergjithshme te vete organizates nenkontraktuese.
Gjithesesi, efikasiteti i (1) politikave te menaxhimit te ndryshimit dhe (2) teknologjise jane faktore kritike suksesi per kete tip kontraktimi.

Per te menaxhuar me efikasitet sherbimet dhe individed IT tashme jashte strukturave tuaja dhe per t’u siguruar qe punonjesit dhe te tjera pale interesi kuptojne kete modeli kontraktimi dhe ndihen te sigurt ne rolet e tyre, (1) ekipet e konsulences dhe (2) teknologjite e Communication Progress jane te gatshme t’ju asistojne te ndertoni dhe te beni funksionale modele te qarta operacionale!