Konsulencë IT

Sherbime konsulence IT i ofrohen cdo biznesi, organizate e individi me synim keshillimin e tyre mbi perdorimin sa me te mire te teknologjise se informacionit dhe komunikimit per te arritur objektiva biznesi e jo-biznesi.

Nga 1998, skuadrat tona akumulojne dije te pacmueshme dhe e pershtasin ate per cdo kerkese specifike permes analizes, dizenjimit, planifikimit tejet cilesor te projektit dhe shpesh permes aktivitetesh te dedikuara eksploruese, qe synojne te kuptuarin e llogjikes se biznesit ne fushen e aktivitetit te klientit.

Pervec keshillimit, konsulentet tane IT shpesh bejne vleresime, menaxhojne, implementojne, vene ne pune e administrojne sisteme IT si nenkontraktore.