Kompania Jonë

Themeluar në vitin 1998  nga tre inxhinierë shqiptarë, kompania jonë sjell dy dekada eksperiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). E pozicionuar si kompani integratore dhe zhvilluese software, Communication Progress synon që në mënyrë të vazhdueshme, të mundësojë zgjidhjet më të avancuara teknologjike, duke u mbështetur në dy parime themelore, cilësi dhe inovacion.

Aktualisht kompania ka një staf prej  60+ profesionistësh të talentuar dhe ka adoptuar një qasje efektive dhe të besueshme të administrimit të organizatës. Njerëzit tanë dhe portofoli i pasur i shërbimeve dhe kompetencave tona, na japin mundësinë t’u ofrojmë zgjidhje të plota bizneseve dhe organizatave të çdo tipi e përmase.

Fushat e Shërbimeve të Konsulencës dhe Zbatimit:
Software: Zgjidhje për Ndërmarrjen dhe Administratën Publike, Portale dhe Faqe Web, Sisteme të Arkivimit Elektronik, Zgjidhje GIS (nga ang. për Sisteme Informacioni Gjeografik) për Desktop dhe Web, Zhvillim e Integrim Sistemesh bazuar në kërkesat e klientit;
Infrastrukturë Komunikimi: Gamë e plotë produktesh dhe shërbimesh për komunikimet Voice, Data dhe Video;
Infrastrukturë IT
: Zgjidhje rentabël dhe të suksesshme për Infrastrukturën e TI, Dhoma Server-ash, Mjedise Teknologjike;
Edukim Elektronik dhe Interaktiv: Tabela mësimore interaktive, Platforma për mësim në distancë, Konferenca me zë dhe video.

Faktorë Kritikë në Suksesin tonë:
– Dy dekada eksperiencë në vend, rajon e më gjerë;
– Potencial dhe kapacitet për të mbështetur një sistem të TIK në tërësinë e tij, nga infrastruktura deri tek aplikacionet e biznesit;
– Fleksibilitet në teknologjitë e përdorura për zgjidhjet tona;
– Ekspertizë në ndërtim/adaptim/përshtatj të sistemeve të TIK, bazuar në standarde lokale e ndërkombëtare;
– Zbatim projektesh bazuar në metoda dhe standarde që garantojnë suksesin e tyre;
– Partneritete me vlerë të shtuar në fushën e zbatimit;
– Kapacitete teknike, financiare e organizative që garantojnë qendrueshmërinë e biznesit.

Objektiva, dhe strategjitë për arritjen e tyre:
Besnikëria e konsumatorit, 
në përgjigje të cilësisë dhe të vlerës së shtuar që përftojnë nga shërbimi ynë;
Rritja, falë kapaciteteve dhe kompetencave tona;
Fitimi, në masën që lejon arritjen e objektivave të kompanisë dhe të vlerës për aksionerët;
Kthimi i investimit, duke pasur ndër më të rëndësishmet e të qëndrueshmet në këtë investim, kompetencat e stafit dhe kompanisë;
Kryesimi i i tregut, duke zhvilluar dhe duke dhënë produkte, zgjidhje e shërbime inovative;
Diversifikimi, duke eksploruar tregje fitimprurëse dhe duke e shpërndarë riskun në tregje të ndryshme;
Përkushtimi ndaj punonjësve, duke inkurajuar punën, shpërblyer (bazuar në rezultat) dhe krijuar një ambient pune që reflekton vlera;
Imazhi dhe reputacioni i kompanisë, duke punuar me përgjegjësi, cilësi dhe etikë;
Përgjegjesia sociale (CSR), duke bashkëpunuar me qarqet akademike, ofruar praktika profesionale dhe programe zhvillimore për studentët e ciklit të lartë, të mesëm… Lexo më shumë