Mësim Elektronik

Thuajse të gjithë ne kemi përjetuar një formë të mësimit elektronik në kontekst biznesi, arsimor, apo social. Mësimi elektronik përdor mediat elektronike për të lehtësuar të mësuarit. Faqet web, prezantimet si p.sh. PowerPoint, ose kurset elektronike të dedikuara janë shembuj të të mësuarit elektronik.

Ne punojmë me dedikim që përvojat e të të mësuarit interaktiv, angazhues dhe elektronik të kthejne investimet e bëra për to. Për të arritur këtë, puna jonë mbështetet nga:

  • Sistemi i menaxhimit të të mësuarit, në të cilin ju rekomandojmë të koleksiononi përvojat tuaja të të mësuarit;
  • Teknikat për paraqitjen e përmbajtjes;
  • Niveli i interaktivitetit.

Skuadrat tona mund të projektojnë nga e para strukturën tuaj të mësimit elektronik, ose të përshtasin një sistem ekzistuese për manaxhimin e të mësuarit me kurse të projektuara sipas kërkesës. Ne njohim standardet SCORM, funksionalitetet API, ndërveprimet “bandwidth-friendly” dhe aftësitë “cross-platform”.

Ne mirëpresim cdo punë me ju, nëse jeni të interesuar në:

  • Ndërtimin e një sistemi të plotë të të mësimit elektronik (Sistem Manaxhimi, Mësimi dhe zhvillimi të kurseve për mësimi elektronik);
  • Zhvillim të kurseve për mësim elektronik në përshtatje me sistemin tuaj ekzistues të manaxhimit të të mësuarit;
  • Eksperimentimin me mësimin elektronik mbi sistemet tona të menaxhimit të mësimit.