Kompania Communication Progress njofton se ka çertifikuar grupin e parë të praktikantëve të Akademisë IMPRO për përmbushjen me sukses të programit 2-mujor të trajnimit “Njohës i Avancuar i Sistemit IMPRO ERP.  Trajnimi u realizua nga stafi i specializuar i kompanisë sipas një plani të mirë strukturuar, duke garantuar seriozitet, efektivitet, studim të avancuar të moduleve të sistemit IMPRO ERP dhe duke inkuarajuar idete inovative.

(për informacion më të detajuar mbi sistemin IMPRO ERP: http://www.commprog.com/software-al/impro-al/)

Communication Progress prej vitesh është e pajisur me licencë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për ofrimin e kurseve të formimit profesional mbi sistemet ERP. Trajnimet dhe certifikimet e ofruara nga Akademia IMPRO janë nje ndihme e madhe për studentet në fushën TIK apo të rinjtë e apasionuar në këtë fushë të cilët aspirojnë të hyjnë në tregun e punes, por u mungon eksperienca e nevojshme.

Përfitimet e trajnimit                     

Trajnimi mbulon njohuritë themelore mbi platformën IMPRO, nje produkt software autentik nga Communication Progress, në gjendje të menaxhojë të gjitha aktivitetet e një ndërmarrjeje, organizate apo institucioni publik. Nëpërmjet këtij trajnimi praktikantët kanë mundur të njihen më nga afër me menyrën si funksionon dhe operon sistemi IMPRO ERP si vijon:

  • operacionet e menaxhimit financiar,
  • burimet njerëzore,
  • menaxhimi i projekteve,
  • integrimi i moduleve me njëra-tjetrën
  • njohuritë bazë analitike.
  • shembuj dhe raste studimore reale në sektorin financiar.

Praktikantëve të çertifikuar ne Akademine IMPRO u ofrohet një prespektivë punësimi në Communication Progress në varësi të rezultateve të praktikantëve si dhe nevojave të kompanisë ose ju jepet rekomandim për punësim pranë   institucioneve/kompanive/organizatave të cilat kanë të implementuar sistemin IMPRO ERP.

Dy fjalë për kompaninë

Communication Progress, themeluar në vitin 1998 nga tre inxhinierë shqiptarë, sjell dy dekada eksperiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Kompania operon dhe ofron sherbime profesionale dhe me një staf të kualifikuar ne fushat: Software, Infrastrukturë Komunikimi, Infrastrukturë IT, Edukim Elektronik dhe Interaktiv.