Communication Progress Sh.p.k (www.commprog.com) është duke kërkuar një kandidat të përshtatshëm për pozicionin “Analist/e Financiar”, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit te Analistëve të Biznesit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi i kërkesave për modulin e kontabilitetit në bashkëpunim me klientin dhe palët e interesuara nga ana e tij, kryerja e analizës financiare dhe përshtatja e kerkesave me sistemin ERP.
  • Ndjekja e implementimit te kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit dhe asistimi ne implementim.
  • Përgatitja e Manualit të Perdorimit të modulit të Kontabilitetit për klientë të veçante
  • Aplikimi i Kontabilitetit Financiar dhe Pasqyrave Financiare të klienteve në ERP dhe analizimi i raporteve financiare dhe analitike.
  • Suport i vazhdueshëm për përdorimin e modulit të kontabilitetit në sistemin ERP nga klientet.
  • Raportimi tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e implementimit dhe çështjeve të ngritura nga projektet që ka në ngarkim.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të jetë ne vitin II te ciklit te dyte te studimeve, dega Finance/ Informatike Ekonomike
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe komunikuese
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues
  • Të ketë njohuri shume te mira të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim
  • Te kete njohuri shumë te mira te standardeve kombëtare të kontabilitetit
  • Njohuri të sistemeve të tjera financiare shqiptare ose të huaja

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek: rekrutime@commprog.com