Communication Progress Sh.p.k, është duke kërkuar një kandidat të përshtatshëm për pozicionin “Analist/e Financiar”, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit te Analistëve të Biznesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analiza, konfigurimi, zbatimi dhe mbështetja e modulit të kontabilitetit ERP (Enterprise Resource Planning).
  • Përgjegjës për analizën financiare të klientëve, dhe përshtatjen e tyre me sistemin ERP.
  • Aplikimi i Kontabilitetit Finanaciar dhe Pasqyrave Financiare të klienteve në ERP.
  • Analizimi i raporteve financiare dhe analitike.
  • Trajnimi për Modulin e Kontabilitetit, dhe lidhjen e tij me modulet e tjera të sistemit ERP.
  • Përgatitja e Manualit të Perdorimit të modulit të Kontabilitetit për klientë të veçantë.
  • Suport i vazhdueshëm për përdorimin e modulit të kontabilitetit në sistemin ERP nga klientet.
  • Identifikon kërkesat për modulin e kontabilitetit në bashkëpunim me klientin dhe palët e interesuara nga ana e tij.
  • Dokumenton, analizon, optimizon proçese pune nëpërmjet diagramave UML dhe të tjera,sipas rastit.
  • Finalizon kërkesat duke marrë konfirmim nga klienti, ekipi dhe menaxherët përkatës.
  • Ndjek implementimin e kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit dhe i asiston ata gjatë implementimit.
  • Teston në mënyrë informale/formale çdo version produkti që mund t’i dërgohet klientit dhe dokumenton bugs.
  • Ndërton skenare testimi në perputhje me kërkesat finale të projektit, drafton UAT dhe e ndjek atë deri në pranimin përfundimtar nga klienti.
  • Demonstron produkte të kompanise apo përgatit prototipe të produkteve të reja tek klientë potencialë.
  • Raporton tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e implementimit dhe çështjeve të ngritura nga projektet që ka në ngarkim.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të jetë i/e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë
  • Të ketë minimumi 3 vite experiencë pune në analizë
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe komunikuese
  • Të jetë i/e aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim
  • Njohja shumë e mirë e standardeve kombëtare/ndërkombëtare të kontabilitetit
  • Njohuri të avancuara të sistemeve të tjera financiare shqiptare ose të huaja
  • Eksperiencë në analizimin dhe implementimin e sistemeve ERP

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek: rekrutime@commprog.com