Communication Progress Sh.p.k, kërkon të punësojë 2 (dy) Zhvillues Software, të cilët do të jenë pjesë e një ekipi për zhvillimin e produkteve software.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcakton, zbaton dhe mirëmban zgjidhjet teknike
  • Harton, zbaton dhe teston përshtatjet dhe zgjerimet e produkteve software
  • Punon me grupin e zhvillimit dhe drejtuesin e grupit për zhvillimin e kërkesave të dizajnit në mënyrë që të jenë korrekte dhe në përputhje me nevojat e klientëve
  • Përgatit dokumentacionin teknik dhe guidën e përdoruesit për zgjidhjet e zhvillimit
  • Përgatit dhe paraqet raportet e aktiviteteve javore te drejtuesi i grupit
  • Merr pjesë në procesin e testimit dhe dokumentimit të zhvillimeve të bëra për klientët
  • Ofron suport teknik për korrigjimin e defekteve të identifikuara
  • Në mënyrë aktive kërkon dhe ruan njohuri mbi tendencat e fundit mbi zhvillimin dhe teknologjinë

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të jetë i diplomuar në Shkenca kompjuterike
  • Të ketë minimumi 1 vit experiencë pune në zhvillimin e produkteve software
  • Të ketë eksperiencë pune me databazat relacionale, preferohet PostgreSQL
  • Të ketë njohuri programimi në Object oriented, preferohet python.
  • Të ketë njohuri bazë rreth Javascript, HTML, XML, CSS
  • Të ketë aftësi të mira analitike
  • Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek: rekrutime@commprog.com