Communication Progress Shpk, ofrues zgjidhjesh të integruara në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK, është duke kërkuar një kandidat të përshtatshëm për pozicionin “Team Leader”.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Përzgjedhja e punonjësve të rinj të ekipit, transferimi i njohurive dhe supervizimi i punës.
  • Menaxhimi i punës brenda ekipit, ndarja e punës dhe delegimi i detyrave.
  • Bashkëpunim me ekipin e projektit për të përcaktuar dizajnin dhe skenarin e testimit të njesive dhe skripteve në perputhje me kërkesat e biznesit dhe të sistemit.
  • Dizenjimi, zhvillimi, testimi, implementimi, dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve softw are.
  • Bashkëpunim me zhvilluesit, testuesit QA dhe palët e tjera për të ofruar produkte sa më cilësore.
  • Sigurohet që produktet e zhvillimit të aplikacioneve të realizohen brenda afateve të projektit dhe me cilësi të lartë.
  • Udhëheq aktivitetet e zhvillimit të aplikacioneve ndërfunksionale për të arritur objektivat e projektit.
  • Bën kerkime dhe rekomandon praktikat dhe mjetet më të mira për zhvillimin e duhur të aplikacioneve.
  • Menaxhon burimin e kodit/versionit në perputhje me udhëzimet e menaxhimit teknik.
  • Udhëheq dhe koordinon shqyrtimet e kodit duke u siguruar qe të jene në perputhje me kërkesat teknike dhe kërkesat e biznesit.

Kualifikimet/ Kerkesat:

  • Të jetë i diplomuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Të ketë mbi 3 vite eksperiencë në zhvillime software, të preferueshme zhvillime në .Net.
  • Njohuri në përshkrimin e analizës së sistemeve.
  • Njohuri mbi gjuhën C#, SQL. Të ketë njohuri të mira në Relational Databases, SQL, MVC.NET, MS SQL Server.
  • Administrim Databaze, Indeksim, Optimizim Query
  • Njohuri në zhvillimin e Windoës Applications
  • Njohuri në konfigurimin dhe mirembajtjen e IIS dhe shërbimeve të tjera Windoës të lidhura me praktikat e zhvillimit.
  • Njohuri të mjaftueshme mbi infrastrukturat HW+SW, në kuadër te zhvillimit dhe të ngritjes së shërbimeve/aplikacioneve.
  • Njohuri mbi SSIS, në inegrimin me aplikacionet shfrytëzuese dhe në zhvillimin e paketave SSIS.
  • Të ketë njohuri mbi SSRS, në integrimin me aplikacionet shfrytëzuese dhe në zhvillimin e raporteve.
  • Të jetë i/e aftë të kryejë diagnoze analitike të problemeve, investigim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi në grup.
  • Të respektojë afatet e detyrave dhe të zotërojë aftesi të forta analitike.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

Ju lutem dergoni aplikimin tuaj te plote, perfshire nje leter motivimi, nje CV dhe te pakten nje reference pune tek: rekrutime@commprog.com