FAIL (the browser should render some flash content, not this).
Communication Progress - Teknologjia Juaj e komunikimit dhe informacionit
Projektim, Implementim, Konsulencë dhe Mirëmbajtje për zgjidhje të reja si dhe rimodelime të teknologjisë ekzistuese në përshtatje me nevojat e rritjes së biznesit Tuaj. CP mbështet teknologjinë e operatorëve publikë të telekomunikacionit, aktiviteteve private dhe institucioneve publike.

 

Shikoni eksperiencat tona tek rubrika projektet e realizuara dhe klientët

CP - Shërbimet & Zgjidhjet

Projektim, instalim, konfigurim dhe konsulencë për sistemet e komunikimit të Operatorëve Publikë të Telekomunikacionit.

Projektim, instalim, konfigurim dhe konsulencë për sistemet e komunikimit të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Projektim, instalim dhe konsulencë për rrjetat telefonike dhe të të dhënave.

Furnizim dhe mirëmbajtje të pajisjeve të telekomunikacionit për operatorë publikë dhe biznese.

Furnizim dhe mirëmbajtje të pajisjeve të burimeve të ushqimit.

Trajnim në vendin e punës ose laborator mbi teknologjitë e komunikimit dhe informacionit, të lidhura kryesisht me projektet dhe zgjidhjet e ofruara.

Garanci për pajisjet dhe rrjetet e instaluara

Mirëmbajte dhe zgjerime të mëtejshme sipas nevojave të operatorëve publikë dhe biznesit.

Communication Progress është themeluar mbi principet e asistencës së bizneseve me zgjidhje inteligjente dhe kreative në komunikimet zanore dhe të të dhënave. Communication Progress kërkon të qëndrojë në krye të implementimit të teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit në shërbim të sektorit privat dhe publik në Shqipëri, duke ruajtur të njëjtin ritëm me zhvillimet e teknologjisë së komunikimit në botë.

Misioni i kompanisë: CP është fokusuar në ofrimin e një game të gjerë shërbimesh dhe zgjidhjesh në fushën e telekomunikacionit për operatorët publikë të telekomunikacionit dhe për bizneset. CP synon të përmirësojë biznesin tuaj nëpërmjet komunikimit. CP është e vetmja kompani me portofolin e saj të kompletuar në zgjidhjet e teknologjisë së komunikimit. Suksesi jonë bazohet në eksperiencën e krijuar në vite si dhe në profesionalizmin e stafit tonë. Bashkëpunimi frytdhënës me klientët tanë që në fazën e konsulencës e deri në implementimin e zgjidhjeve dhe produkteve na jep besim për të ardhmen e sukseshme të kompanisë tonë. Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, lidera në fushën e teknologjisë së komunikimit, e bën CP dhe stafin tonë të ndjehet optimist në implementimin e teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit dhe plotësimin e nevojave të biznesit për infrastrukturën e komunikimit.

Historiku i kompanisë: CP u themelua në vitin 1998. Që prej vitit 1999 CP është zyrtarisht Business Partner i Alcatel (njohur tashmë si Alcatel-Lucent) si dhe Qendër shërbimi e autorizuar e Alcatel-Lucent. Alcatel-Lucent është një kompani internacionale shumë e njohur në teknologjitë e komunikimit me një vizion të qartë në transformimin e komunikimit. Që prej vitit 2002 CP është zyrtarisht Business Partner i Iskratel dhe Qendër shërbimi e autorizuar e Iskratel për territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Iskratel është një kompani e njohur në ifrastrukturën e teknologjisë së komunikimit e fokusuar kryesisht ne tregun e operatoreve publikë të telekomunikacionit.

 
 

Të drejtat © 2008 Communication Progress

 
Rr. "Durrësit", Pall. M.C. Inerte, Kati I
Laprakë, Tiranë Shqipëri
         PO Box: 2388/1
 
+355 4 2413901
+355 6840
42416